Kosova me gjashtë garues në Sternberk të Çekisë

Formula 1

Kosova me gjashtë garues në Sternberk të Çekisë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:52
Kosova me gjashtë garues në Sternberk të Çekisë

Gjashtë garues tanë, në këtë fundjavë, do të marrin pjesë në garën e disiplinës malore, e vlefshme për Kampionatin Evropian në automobilizëm, e cila mbahet në Sternberk të Çekisë.

Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli, Valdet Kaçandolli, Arjeta Rysha, Lëndrim Dogani e Faton Rama janë garuesit e përzgjedhur nga FASK për këtë garë.

Të martën pasdite, veturat janë ngarkuar në kamion për t’u nisur drejt Çekisë, ndërsa të mërkurën kanë udhëtuar garuesit, mekanikët dhe zyrtarët e FASK-ut.

Pavarësisht konkurrencës së fortë dhe numrit të madh të pjesëmarrësve, garuesit tanë janë optimistë për rezultate të mira.

Kjo mund të thuhet sidomos për Kalenderin, Kaçandollin e Demollin, të cilët kanë vetura cilësore, e njëherësh edhe përvojë më të gjatë. Sigurisht që edhe të tjerët synojnë që nga Çekia të kthehen me rezultate të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat