Quartararo nuk e kishte imagjinuar se do të fitonte

Formula 1

Quartararo nuk e kishte imagjinuar se do të fitonte

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 13:58
Quartararo nuk e kishte imagjinuar se do të fitonte

Kampioni i botës në fuqi në MotoGP, francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, nuk e kishte imagjinuar se do të fitonte në garën e Katalunjës në atë mënyrë, duke përfituar nga gabimi i Aleix Espargaro. Spanjolli mendoi se fitoi garën, por harroi se kishte ende edhe një xhiro për të kompletuar, duke ia bërë më të lehtë fitoren Quartararo.

Pavarësisht kësaj, francezi i Yamaha shprehet se po kalon një moment të mirë, duke fituar dy gara këtë sezon dhe duke qenë 5 herë në podium. Ai ka qenë gjithnjë constant.

“Ndihem sikur nuk kam pilotuar kurrë më parë si në këtë mënyrë. Mendoj se ky është momenti më i mirë i karrierës time në MotoGP”, tha Quartararo.

Francezi ka 22 pikë avantazh ndaj rivalëve në renditje, duke ndërtuar ashtu si vjet shkallë pas shkalle triumfin përfundimtar.

“Kam besim total te ky motor. Ndjej se po jam më të mirën me këtë motor dhe ndihem komod duke e pilotuar. Madje ndjej se kam ende për t’i marrë motorit 2 apo 3 të dhjetat më shumë në pistë”, tha Quartararo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat