Binotto sqaron problemet

Formula 1

Binotto sqaron problemet

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:16
Binotto sqaron problemet

Pas dy vitesh të vështira, Ferrari është rikthyer kompetitiv këtë sezon, por me sa duket kjo s’mjafton për t’u shpallur kampion bote në Formula 1. Këtë gjë e konfirmon Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, që sqaron vështirësitë që po kalon makina italiane në këto momente.

“Objektivi ynë për këtë sezon është rikthimi si kompetitiv në gara, jo të fitojmë kampionatin. Do të ishte e gabuar ta transformojmë objektivin vetëm se jemi kompetitivë. Të jesh kompetitivë ëhstë një tjetër gjë, të shpallesh kampion është diçka tjetër”, tha Binotto.

“E them këtë gjë pasi ky është realiteti, por edhe për të hequr sadopak presionin nga pilotët tanë dhe nga skuadra, për të mos gabuar më. Për t’u shpallur kampion duhen ndryshuar shumë gjëra.

Mos harroni që vijmë nga dy sezone të vështira, ndaj duhet t’i hedhim hapat me kujdes”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat