Habit Vettel: Koha që në Formula 1 të marrë pjesë një pilot homoseksual

Formula 1

Habit Vettel: Koha që në Formula 1 të marrë pjesë një pilot homoseksual

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 13:55
Habit Vettel: Koha që në Formula 1 të marrë pjesë një pilot homoseksual

 

Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, nga Azerbajxhani, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës, ka befasuar me deklaratën e tij. Ai u shpreh se ka ardhur koha që edhe në këtë sport të deklarohen, pranohen dhe afrohen pilotët homoseksualë, gjë që sipas tij në sportet e tjera kjo është normale.

Mendoj se e gjithë bota ka ndryshuar shumë këto vitet e fundit. Ka shumë njerëz në sportin tonë që i mbrojnë të drejtat e LGBTQ+, por ka ardhur koha që në garat e shpejtësisë të afrohen këta njerëz.

Apo të pranohen ata pilotë që kanë këto prirje. Ndaj, ka ardhur koha që një pilot homoseksual të garojë në Formula 1”, tha Vettel.

“Kam dëgjuar që në sportin tonë, jo vetëm në Formula 1, ka mjaft pilotë të tillë, por që nga frika nuk e deklarojnë këtë gjë për shkak të omofobisë.

Unë i pari do ta mirëprisja në sportin tonë një pilot të tillë, duke ndihmuar edhe të tjerët dhe të lëmë mënjanë paragjykimet e gabuara për ta”, shtoi vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat