Në pistën e Baku thyen rekordin

Formula 1

Në pistën e Baku thyen rekordin

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:21
Në pistën e Baku thyen rekordin

Vendi i shtatë në garën e fundit të zhvilluar në pistën e Montekarlo tregon se Fernando Alonso është ende kompetitiv, pavarësisht se është 41 vjeç. Piloti spanjoll, që garon në Formula 1 me skuadrën Alpine, do të vendosë këtë fundjavë një rekord të ri në këtë sport.

Ai do të bëhet piloti me jetëgjatësinë më të madhe në këtë sport, duke thyer rekordin e një tjetër legjende, Michael Schumacher. Piloti gjerman ka debutuar në Formula 1 më 25 gusht 1991 dhe ka zhvilluar garën e fundit më 25 nëntor 2012. Pra, ka qenë aktiv për 7,763 ditë.

Ky rekord do të bjerë këtë fundjavë.

Fernando Alonso ka debutuar në Formula 1 më 4 mars 2001 dhe pas garës që do të zhvillohet në pistën e Baku ai do të jetë aktiv për 7.770 ditë. Rekord që deri në fund të këtij sezoni do të vijojë të thyhet, të paktën deri në 7.931 ditë, kur zhvillohet gara e fundit në Abu Dhabi.

Interesant fakti se Alonso e Schumacher kanë dueluar së bashku për titullin kampion bote në Formula 1 në vitin 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat