Formula 1 synon rekordin e 25 garave vitin tjetër

Formula 1

Formula 1 synon rekordin e 25 garave vitin tjetër

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 12:52
Formula 1 synon rekordin e 25 garave vitin tjetër

Liberty Media, kompania që drejton sportin e Formula 1, synon të organizojë një botëror me 25 gara vitin e ardhshëm.

Pra, një garë më shumë se limiti i 24 garave i vendosur nga marrëveshja mes skuadrave dhe Liberty Media. Ndërkohë që, këtë vit sezoni do të jetë me 22 gara.

Mediat italiane konfirmojnë se skuadrat po bisedojnë me drejtuesit e Formula 1 për ta rritur këtë limit garash, duke parë shtimin e numrit të pistave. Sidomos në Amerikë, ku është rritur interesi për sportin e automobilizimit. Ndërkohë që, në kalendar pritet të rikthehet vitin 2023 edhe Afrika e Jugut.

Vitin e ardhshëm do të rikthehet në kalendar gara e Kinës (mungon prej 3 vitesh prej pandemisë) dhe do të debutojë gara e Las Vegas. Këtë sezon ishte parashikuar një kalendar me 23 gara, por u anullua gara e Sochi (Rusi) për shkak të luftës në Ukrainë.

Ajo garë nuk u zëvendësua me pistë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat