Leclerc dënohet me 10 vende në start

Formula 1

Leclerc dënohet me 10 vende në start

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:14
Leclerc dënohet me 10 vende në start

Ka nisur shumë keq Çmimi i Madh i Kanadasë për Charles Leclerc: pas dy seancave të provave të lira Ferrari vendosi të zëvendësojë njësinë elektrike të makinës duke u penalizuar kështu me 10 pozicione në start.

Kështu, pilotin monegask e pret një e dielë e vështirë pas tërheqjes në Baku. “Jemi të përqendruar për ta përgatitur garën në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Leclerc.

Megjithatë, penalltitë mund të mos kenë përfunduar këtu sepse skuadra e Maranelos mund të vendosë të ndryshojë turbo-n si dhe njësinë e kontrollit dhe për këtë arsye Leclerc do ta niste garën e fundit.

Vendim që do të merret në orët e ardhshme dhe që mund të jetë strategjik sepse Montreali është një pistë me shumë hapësira për të parkaluar.

“Është fantastike të rikthehesh në këtë pistë, ai ka shumë karakter dhe ngasja këtu është gjithmonë argëtuese, veçanërisht sepse duhet të sulmosh shumë bordurat”, ka thënë Leclerc të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat