Bagnaia, tjetër “pole” i pilotit italian

Formula 1

Bagnaia, tjetër “pole” i pilotit italian

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:37
Bagnaia, tjetër “pole” i pilotit italian

Francesco Bagnaia me Ducati siguroi sot pasdite një tjetër “pole position”, të vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Holandës në MotoGP.

Në pistën e Assen, piloti italian ndali kronometrin në 1’31”504.

Për Bagnaia ky është “pole” i katërt sezonal, i dyti radhazi pas atij të para një jave në Gjermani. Ai ndan vijën e parë të nisjes me kampionin e botës në fuqi, francezin e Yamaha, Fabio Quartararo (i dyti).

Në vijën e parë do të jetë edhe spanjolli Jorge Martin me motorin Ducati Pramac (i treti). Kështu, pas dy garave pa pikë, Bagnaia kërkon të triumfojë të dielën në assen për të rihapur botërorin e MotoGP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat