Gazmend Demolli i pari në kampionatin vendor

Formula 1

Gazmend Demolli i pari në kampionatin vendor

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 01:39
Gazmend Demolli

Gazmend Demolli është fitues i garës Kulla 2022 për Kampionatin e Kosovës, derisa në Kampionatin e FIA CEZ u rendit i treti.

Demolli në garën e sotme pati kohën e përgjithshme prej 06:39.507 minuta, përfshirë dy vozitjet.

Në pozitën e dytë u rendit Ernest Daka me BMW M3 me kohë 06:47.352 minuta.

I treti në plasmanin e përgjithshëm të kampionatit vendor doli Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift, me kohë 07:03:063 minuta.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e pare u rendit AMTKK, pozita e dytë i takoi AK Ferizajt, ndërsa e treta doli Prishtina Racing Team.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat