Dorëhiqet në mes të sezonit

Formula 1

Dorëhiqet në mes të sezonit

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:09
Dorëhiqet në mes të sezonit

Andrea Doviciozo është dorëhequr në mes të garës së San Marinos. Ky është vendimi i pilotit italian, i cili pas 14 vitesh në nivelet më të larta të garave me motorë, ka vendosur që ta mbyllë përfundimisht këtë cikël.

Këtë lajm e ka konfirmuar piloti 36-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se ka ardhur koha që të tërhiqet përfundimisht nga kjo aventurë e bukur që ka kaluar, por që marrëdhëniet e tij me këtë sport do të vazhdojnë të jenë të njëjtat.

Në 245 gara ai ka fituar 15 dhe ka arritur 62 podiume. Pengu i tij më i madh sigurisht do të mbetet titulli i humbur në vitin 2017, ku e humbi vetëm në garën e fundit përballë Mark Markezit.

 Për pjesën e mbetur të sezonit, “Yamaha” do ta zëvendësojë Doviciozon me pilotin britanik, Kal Kratçlou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat