Leclerc i zhgënjyer nga kolegët

Formula 1

Leclerc i zhgënjyer nga kolegët

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 11:52
Leclerc

Gabimet e skuderisë, por edhe të tijat personale kanë ndikuar shumë deri në këtë pikë të sezonit për Charles Leclerc. Megjithatë, piloti i Ferrarit nuk është nga ata që fshihen dhe i pranon gabimet individuale, teksa herën e fundit që e bëri diçka të tillë ishte në Çmimin e Madh të Francës kur humbi kontrollin e njëvendëshes së tij ndërsa ishte në kryesimin e garës. Monegasku tashmë është i zhgënjyer nga kolegët e tij të cilët nuk i pranojnë lehtë gabimet individuale duke u justifikuar se faji mund të ketë qenë edhe i erës së madhe në pistë.

“Nuk e kuptoj se cila është arsye të fshehësh një gabim dhe ndonjëherë është shumë e qartë se gabimi vjen prej shoferit. Nuk i kuptoj kur ndonjëherë justifikojnë gabimet edhe si pasojë e erës në pistë.

Nuk ka asgjë të keqe, gabimet ndodhin. Mua nuk më pëlqen të humbas kohë me justifikime pasi kështu nuk ecën para, kjo është diçka e mirë edhe për njerëzit me të cilët punojnë pasi ata e dinë kur unë gaboj. Ndaj, të gjithë në këtë formë mund të mësojmë më shumë.

Sa i përket sezonit, mendoj se kam pasur një progresion të vazhdueshëm prej kur jam bërë pjesë e Formula 1.

Këtë vit kam bërë disa ndryshime, veçanërisht në mënyrën si i përgatis garat dhe më pas me ritualet pas garës.

Por, kjo vjen me eksperiencën. Në vitin e kaluar unë nuk i kushtoja shumë rëndësi detajeve, por sa më shumë rritesh, edhe pse unë jam ende 24-vjeç, aq më shumë i sheh gjërat në një tjetër këndvështrim.

Vitin e kaluar në pjesën e dytë të sezonit isha shumë i lodhur dhe nuk dua të më ndodhë diçka e tillë edhe këtë sezon sepse e di që kam shumë mundësi për të fituar gara. Tani jeta ime e re është shtëpia dhe stërvitja. Pa harruar dietën, e di që ka më shumë momente të mërzitshme kështu, por kjo bën diferencën”, u shpreh Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat