Skuadra gjermane është gjendur në vështirësi

Formula 1

Skuadra gjermane është gjendur në vështirësi

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:19
Skuadra gjermane është gjendur në vështirësi

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes ka folur për këtë sezon të Formula 1, ku skuadra gjermane është gjendur në vështirësi dhe e papërgatitur për të dueluar për titullin.

“Në provat zyrtare jemi shumë larg rivalëve, por gjatë garës kemi treguar se jemi më kompetitivë. Praktikisht jemi ngjitur në podium në çdo garë”, tha Wolff.

“Makina është në përmirësim të vazhdueshëm. E vërtetë që Ferrari e Red Bull kanë bërë një punë më të mirë se e jona, por kur humbet arrin të mësosh më shumë.

Dhe ju garantoj se leksioni që kemi marrë këtë vit ka qenë mjaft i rëndësishëm. Pasi rrëzohesh mëson të ngrihesh e të vazhdosh të ecësh përpara”, tha Wolff.

“Jam i sigurt se ky sezon do të na shërbejë shumë për të ardhmen dhe do të arrijmë sërish të jemi protagonist, siç kemi qenë gjatë dekadës së fundit. Ky sezon ka qenë një shuplakë e fortë, por mendoj se kemi reaguar. Sezoni është ende i gjatë, ndaj mund të kemi të tjera momente pozitive”, u shpreh Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat