Aksident masiv në Formula

Formula 1

Aksident masiv në Formula

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:45
Aksident masiv

Gara e radhës së Formula E që u zhvillua sot në Seul (Kore e Jugut) ka nisur me një aksident masiv.

Për shkak të pistës së lagur, 8 makina janë përplasur në të njëjtin vend në startin e garës.

Të gjithë përfunduan në barrierat mbrojtëse në kthesën e parë. Ata që rrezikuan më shumë janë holandezi De Vries dhe zvicerani Buemi.

Ky i fundit u përplas te barriera mbrojtëse, ndërsa pak sekonda më vonë, poshtë makinës së tij hyri De Vries.

Sistemi “halo” i shpëtoi jetën pilotit holandez De Vries, pasi koka e tij ishte poshtë makinës së zviceranit Buemi. Për fat, asnjë problem për jetën e pilotëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat