Wolff paralajmëron Verstappen

Formula 1

Wolff paralajmëron Verstappen

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 12:57
Wolff paralajmëron Verstappen

Ngjarjet e garës së fundit të Formula 1 në pistën e Monza kanë rikthyer makthet e garës së Abu Dhabi. Në atë garë, Max Verstappen (Red Bull) fitoi titullin kampion bote për pilotë, pas parakalimit që i bëri Lewis Hamilton (Mercedes) në xhiron e fundit.

Duke folur për këto situata, Toto Wolff, shefi i makinës gjermane, tha: “Mund të ndodhë që dikush të fitojë për një moment në mënyrë të pandershme. Gjithsesi, kjo gjë nuk mund të zgjasë përgjithnjë, pasi “karma” ekziston edhe në sport”.

“Ndoshta kjo gjë s’do të ndodhë menjëherë, por edhe pas disa vitesh.

Të gjithë duan të fitojnë, edhe ne edhe rivalët tanë, por ajo duhet të vijë në mënyrën e duhur. Unë besoj të ndershmëria dhe përulësia, tek integriteti dhe transparenca”, tha Wolff.

“Një ditë edhe Max do ta shohë veten në ato pozita të vështira e delikate që u ndodhëm ne me Lewis në Abu Dhabi sezonin e kaluar. Mendoj se Hamilton duhej ta kishte fituar titullin vjet për atë që bëri në pistë përgjatë gjithë sezonit. Këtë gjë e dinë të gjithë”, tha Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat