Skuadrat me motor Ducati aleancë për të ndihmuar Bagnaia për titullin

Formula 1

Skuadrat me motor Ducati aleancë për të ndihmuar Bagnaia për titullin

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:50
Skuadrat me motor Ducati

Pas garës së fundit në Aragon, botërori i MotoGP për pilotë është bërë mjaft interesant, me 3 pilotë që duelojnë për titullin: Fabio Quartararo (Yamaha), Francesco Bagnaia (Ducati) dhe Aleix Espargaro (Aprilia). Pilotët ndahen nga 17 pikë nga njëri-tjetri, ndërkohë që janë edhe 5 gara nga fundi.

Në Aragon, motori Ducati siguroi matematikisht titullin kampion për konstruktorë, me Bastianini (Ducati Gresini) që mposhti në fotofinisht Bagnaia (Ducati zyrtar). Duke parë këtë situatë, te motori italian po vlerësojnë situatën dhe lëvizjet që do të bëjnë në garat e ardhshme, për të ndihmuar Bagnaia.

“Dëshironim që të fitonte Bagnaia, por jemi të kënaqur me titullin për kampionë për konstruktorë. Dy pilotët tanë zunë dy vendet e para në atë garë”, tha Paolo Ciabatti, shefi i Ducati në MotoGP, që shtoi: “E ardhmja? Do të shohim situatën, ndoshta do të bëjmë një lojë skuadre për të ndihmuar Bagnaia të shpallet kampion me motorin tonë”.

“Është krijuar një situatë e mirë për të mposhtur Quartararo me pilotin tonë. Nuk duhet t’i shpërdorojmë shanset në të ardhmen, pasi titulli për pilotë na mungon prej vitit 2007. Ne duam që pilotët tanë të fitojnë çdo garë dhe të fitojë ai që është më i shpejti, por duhet të mendojmë se sit ë ndihmojmë Bagnaia”, tha Ciabatti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat