Ferrari dorëzohet

Formula 1

Ferrari dorëzohet

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:17
Ferrari dorëzohet

Pak për meritë të “Red Bull” dhe pak për shkak të gabimeve të vetë skuadrës, te Ferrari pranojnë se ky sezon është i pilotit holandez Maks Verstapenit, që ka fituar 11 nga 16 garat e zhvilluara deri më tani. I shkëputur ndjeshëm nga rivalët, piloti holandez pret të festojë titullin e dytë kampion në Formula 1.

Ai që pranon këtë dominim është spanjolli i “kokëkuqes” Karlos Sainz.

“Mendoj se Maks po zhvillon një sezon të mirë. Ka bërë shumë pak gabime. Edhe aty ku ka gabuar, ka rikuperuar dhe ka fituar.

Mendoj se kjo ka bërë diferencën këtë sezon, që ka ditur të fitojë edhe kur ka qenë në vështirësi. Më përjashtim të tri garave të para, pjesa tjetër e sezonit ka qenë e shkëlqyer për Max dhe e meriton të shpallet kampion bote”, u shpreh Sainz para garës së Singaporit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat