Ferrari, Binotto: Ja çfarë u kërkoj pilotëve për sezonin e ardhshëm

Formula 1

Ferrari, Binotto: Ja çfarë u kërkoj pilotëve për sezonin e ardhshëm

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 13:07
Ferrari, Binotto

Ferrari po i afrohet fundit të një sezoni, ku u paraqit me dy fytyra në Formula 1. Ai nisi shumë mirë, por shpejt “kokëkuqja” humbi shkëlqimin e garave të para dhe tani ndodhet shumë pas Red Bull, që është pranë fitimit të të dy titujve kampionë bote: Për pilotë dhe konstruktorë.

Duke folur dhe duke bërë një bilanc të deritanishëm, drejtori sportiv i Ferrari, Mattia Binotto, tha: “Çfarë kërkoj më shumë nga pilotët? Të fitojnë më shumë gara. Unë e kam thënë dhe e përsëris se ne kemi dyshen e pilotëve më të mirë në Formula 1”.

“Shkojnë mirë me njëri-tjetrin, kontribuojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Ndajnë mes tyre ndjesitë që kanë për garën, makinën, pistën, gjithçka. Të dy e dinë se është e rëndësishme të përmirësojmë makinën, në mënyrë që të fitojmë çdo garë”, tha Binotto.

I zhgënjyer nga mundësia e humbur për të fituar titullin, Binotto tha: “Ka ndryshim mes faktit që ke një makinë kompetitive dhe kapacitetit për të konkretizuar çdo mundësi që të jepet për të fituar. Ndaj na duhet të bëjmë edhe një hap tjetër për të shkuar te titulli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat