Liridon Kalenderi rikthehet fuqishëm në kampionatin vendor

Formula 1

Liridon Kalenderi rikthehet fuqishëm në kampionatin vendor

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 23:45
Liridon Kalenderi

Liridon Kalenderi i ka munguar kampionatit venndor në automobilizëm, por ai është rikthyer pikërisht në garën e fundit të disiplinës malore, e cila në këtë fundjavë po mbahet në Zym.

Kalenderi është paraqitur me veturën e tij të re, Mitsubishi 9, me të cilën të shtunën e pati kohën më të mirë.

Shtegun me gjatësi 2.8 kilometra, ai e kaloi për 01:26.195 minuta.

“Në vozitjen e parë i pata disa probleme të vogla teknike, në të dytën gjithçka shkoi mirë dhe shpresoj që edhe nesër të kemi garë të mirë”, është shprehur Kalenderi.

Gara në Zym duket se më tepër do të jetë një test para sfidës tjetër ndërkombëtare për Lirin.

“Më 15 e 16 tetor do të jemi në ‘Hill Climb Monsters’ në Skradin të Kroacisë. Bëhet fjalë për garë shumë prestigjioze, me veturat më të mira, por besoj që edhe atje do të arrij rezultat të mirë”, ka shtuar Kalenderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat