Demolli: Shpresoj të vazhdoj sa më gjatë

Formula 1

Demolli: Shpresoj të vazhdoj sa më gjatë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:54
Demolli: Shpresoj të vazhdoj sa më gjatë

Me fitoren e së dielës në garën “Zymi 2022”, Gazmend Demolli është konfirmuar si kampion në plasmanin e përgjithshëm të disiplinës malore.

Demolli me Radicall SR8 LM e ka dominuar në mënyrë absolute kampionatin.

“Ka qenë një kampionat interesant, me gara cilësore, rivalitet e momente emocionale. Gjithsesi që ka pasur edhe vështirësi. Për mua ishte e hera e parë që garova me Radicall dhe natyrisht që duhej pak kohë për t’u përshtatur. Megjithatë, jam i kënaqur me të arriturat e sivjetme dhe shpresoj që në të ardhmen të kem rezultate edhe më të mira”, është shprehur Demolli për Faqen zyrtare të FASK-ut.

Përveç në kampionatin vendor, Gazi ka pasur rezultate të mira edhe në FIA CEZ, ku aktualisht është i pari në CN-E2-SC CEZ Hill Climb 2022.

“Sivjet kemi marrë pjesë në disa gara ndërkombëtare, shtigje në të cilat kam garuar për herë të parë. Ka qenë përvojë shumë e mirë dhe pavarësisht faktit që ndonjëherë kam pasur probleme teknike, jam i kënaqur me rezultatet që i kam arritur”, ka thënë anëtari i Prishtina Racing Team.

Sigurisht që për të arritur deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë. “Auto sporti është sfidë aspak e lehtë dhe ka kosto mjaft të lartë. Përveç aspektit financiar, na merr edhe shumë kohë, duke mos pasur shumë mundësi t’u përkushtohemi familjeve tona, biznesit dhe obligimeve tjera. Mirëpo, pasioni i madh bën që të jemi me këtë sport dhe shpresoj të vazhdoj sa më gjatë”, ka shtuar Demolli, i cili vazhdimisht i falënderon familjen, sponsorët, shokët dhe të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat