Formula 1 me 6 gara sprint në sezonin e ardhshëm

Formula 1

Formula 1 me 6 gara sprint në sezonin e ardhshëm

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 12:21
Formula 1 me 6 gara sprint në sezonin e ardhshëm

Drejtuesit e Formula 1 konfirmuan se gjashtë gara sprint, do të zhvillohen në sezonin e ardhshëm.

Garat e sprintit të ditës së shtunë, u prezantuan në vitin 2021, dhe përveç pozitës së parë para garës zyrtare, piloti më i shpejtë, merr edhe pikë shtesë.

Garat e sprintit të sezonit të kaluar u zhvilluan në Silverstoun, Monza dhe Interlagos, ndërsa këtë sezon mikëpritës të “sprinteve” ishin “Imola” dhe “Spielberg”, ndërsa “Interlagos”-i brazilian është planifikuar për 13 nëntor.

Ende nuk janë mësuar se kush do të organizon këto gara në sezonin e ardhshëm, ndërsa kohë më parë është bërë e ditur se në sezonin e ardhshëm në Forlmula 1 do të zhvillohen 24 gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat