Çmimi i Madh i Singaporit

Formula 1

Çmimi i Madh i Singaporit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:04
Çmimi i Madh i Singaporit

Çmimi i Madh i Singaporit, në këtë fundjavë, zhvillohet në Marina Bay, një pistë që ka karakteristikat dhe veçantitë e veta.

Një pistë ku rreziku kryesor është nxehtësia që krijohet në goma pas frenimit. Është gjithashtu gara e katërt, që nga hyrja e direktivës teknike për reduktimin e porpoising, vibrimit të makinave. Qëllimi kryesor i të gjitha makinave në pistën e Marina Bay është i qartë që të kufizohen në maksimum lëkundjet vertikale, për sa i përket amplitudës dhe ashpërsisë.

Në dritën e kësaj direktive, ekipet janë efektivisht të detyruara që të "ngrejnë" sa më të lart që të mundin makinën kundrejt tokës. Në këtë garë pritet një kontroll i imtësishëm nga ana e komisarëve në pjesën e poshtme të të gjitha makinave.

Gjatë tre garave të mëparshme. kur u vu në funksion rregulli i reduktimit të porpoising, skuadrat që vuanin më shumë nga vibrimi u detyruan të ngrinin makinat e tyre, por humbën shumë për sa i përket performancës dhe ngarkesës së poshtme. Ndërsa ato që arritën ta stabilizonin fenomenin që në fillim të sezonit nuk iu desh të ndryshonin lartësinë e makinës së tyre.

Singapori është një qark i ndërlikuar nga pikëpamja e frenimit. Gjëja më e ndërlikuar është menaxhimi i nxehtësisë që lirohet gjatë frenimit. Kjo është për shkak të frenimit të përsëritur.

Prandaj, "lufta" kundër nxehjes së tepruar të gomave bëhet një nga aspektet më të komplikuara për çdo ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat