Hamilton drejt titullit të 8-të kampion bote

Formula 1

Hamilton drejt titullit të 8-të kampion bote

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 18:58
Hamilton drejt titullit të 8-të kampion bote

Duket se lajme të mira kanë ardhur më në fund për Luis Hamilton, ndërsa e kundërta mund të thuhet për Maks Vershtapen dhe Red Bull.

Siç bëhet me dije së fundmi, kanë nisur hetimet ndaj skuadrës austriake, pasi ka kaluar buxhetin e lejuar në vitin 2021.

Nëse rezulton se rregulli është thyer, atëherë kjo do të çonte në ulje të pikëve që Red Bull ka grumbulluar sezonin e shkuar ose gjobë për skuderinë austriake.

Gjithashtu shpresat shtohen dhe për Ferrarin, sepse nëse kalimi i buxhetit është bërë edhe këtë sezon, atëherë mund t’i ulen dhe pikët që ka grumbulluar këtë vit, gjë që do të rihapte dhe njëherë kampionatin dhe mund të shtonte shpresat për “kokëkuqen” dhe Lëklerkun.

Gjithashtu nën hetim është edhe Aston Martin për të njëjtën arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat