FASK merr vendim të ri – Drag Race mbahet të dielën

Formula 1

FASK merr vendim të ri – Drag Race mbahet të dielën

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 01:33
FASK merr vendim të ri – Drag Race mbahet të dielën

Vetëm pak orë më parë, FASK njoftoi se për shkak të zhvillimeve të fundit rreth rastit tragjik të familjarit të drejtorit të garës, Ismet Rexhepi, Drag Race do të shtyhet për një datë tjetër.

Mirëpo, duke marrë parasysh se Prokuroria dhe Policia kanë bërë të ditur se procedurat rreth rastit janë në vazhdim, e rrjedhimisht nuk dihet kur do të mund të bëhet ceremonia e varrimit.

Prandaj, FASK ka vendosur që gara të mbahet të dielën. Ky vendim është marrë për të respektuar mundin, kohën, shpenzimet dhe sakrificën e garuesve, e njëkohësisht edhe rregullsinë e kampionatit.

Të dielën gara do të zhvillohet sipas agjendës, e cila ka pësuar pak ndryshime në krahasim me agjendën e publikuar më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat