Gafa e Red Bull

Formula 1

Gafa e Red Bull

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:35
Gafa e Red Bull

Max Verstappen do ta nisë nesër garën e Singaporit nga vendi i tetë. Piloti holandez mund të kishte siguruar “pole”, madje ishte në një xhiro të shpejtë në momentin kur nga garazhi i tij iu kërkua që të rikthehej dhe të mos e përfundonte xhiron.

Më vonë u mësua arsyeja e këtij vendimi, që befasoi të gjithë. Makina e Verstappen nuk kishte mjaftueshëm karburant për të kaluar kontrollin teknik që bëhet pas përfundimit të provave dhe rrezikonte një dënim më të rëndë.

Për këtë arsyem, skuadra vendosi ta rikthejë në garazh, një vendim që befasoi të gjithë, përfshi edhe vetë pilotin.

“Gabim i pafalshëm, pasi ka ndërlikuar garën time. Gara do të jetë e vështirë, pasi do të ketë shumë makina që do të më bllokojnë”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat