Hamilton do të jetë me Mercedes edhe përtej moshës 40-vjeçare

Formula 1

Hamilton do të jetë me Mercedes edhe përtej moshës 40-vjeçare

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:17
Hamilton do të jetë me Mercedes edhe përtej moshës 40-vjeçare

Sezoni 2022 nuk ka qenë ai që pritej për Mercedes, që prej kohësh po sheh për vitin e ardhshëm. Makina gjermane synon të rikthehet kompetitive edhe për faktin se viti 2023 është i fundit nën kontratë me Lewis Hamilton. Pa një makinë të shpejtë, vështirë se britaniku do të rinovojë kontratën me Mercedes.

Gjithsesi, shefi i Mercedes, Toto Wolff, është i sigurt se piloti britanik do të qëndrojë edhe pasi të skadojë kontrata aktuale. Madje, ai shton se Hamilton mund të garojë dhe të jetë kompetitiv edhe përtej moshës 40-vjeçare. “Jam i sigurt se herët a vonë do të ulemi në një tryezë e do të diskutojmë për kontratën e re”, tha Wolff.

“Ne jemi rritur së bashku, ne si skuadër dhe ai si pilot, ndaj jemi transparentë. Lewis do të jetë i pari që do të na thotë se “nuk ia dal dot më dhe nuk argëtohem më si dikur”.

Ai është një personalitet në formula 1 dhe mendoj se me talentin që ka mund të garojë përtej moshës 40-vjeçare, duke qëndruar sërish me ne”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat