Të shtunën mbahet gara në karting-sllallom

Formula 1

Të shtunën mbahet gara në karting-sllallom

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:12
Të shtunën mbahet gara në karting-sllallom

Nën organizimin e Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, të shtunën mbahet gara në disiplinën karting – sllallom.

Në organizimin dhe mbajtjen e garës do të kontribuojnë edhe dy ekspertë nga Motor Sport UK, ndërsa qëllimi i saj është promovimi i disiplinës karting-sllallom.

Gara mbahet të shtunën te Salla e Panaireve, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë fëmijët nga mosha 08-18 vjeçare, për të dy gjinitë.

FASK i fton prindërit që brenda mundësive t’i sjellin fëmijët e tyre, pasi do të jetë një përvojë e mirë, e gjithsesi edhe e rëndësishme për të ardhmen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat