Rexhepi: E vlerësojmë atë që kemi arritur, synojmë edhe më shumë

Formula 1

Rexhepi: E vlerësojmë atë që kemi arritur, synojmë edhe më shumë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:13
Rexhepi: E vlerësojmë atë që kemi arritur, synojmë edhe më shumë

Gara Drag Race e mbajtur të dielën, ishte e katërta dhe fundit për këtë vit në këtë disiplinë.

Drejtori i garës, Ismet Rexhepi, vlerëson se garat në këtë disiplinë kanë pasur rrjedhë dhe organizim të mirë.

“E përfunduam edhe garën e katërt Drag Race. Fillimisht kërkojmë falje që për shkak të situatës së krijuar, u detyruam që garën ta mbajmë vetëm të dielën. I falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin dhe e vlerësojmë angazhimin e secilit. Të dielën e patëm një aksident, por i cili fatmirësisht kaloi vetëm me dëme materiale, ndërsa garuesi falë Zotit nuk pati lëndime.

Pjesa tjetër u zhvillua pa probleme”, është shprehur Rexhepi, i cili gjithsesi synon që në të ardhmen të ketë organizime edhe më të mira.

“Sigurisht që e vlerësojmë atë që kemi bërë deri tash, por ne synojmë të përmirësohemi vazhdimisht. Duhet të punojmë shumë në aspektin infrastrukturor dhe organizativ dhe në këtë drejtim kërkojmë edhe kontributin e institucioneve tjera relevante, ndërsa i falënderojmë për bashkëpunimin gjatë këtij kampionati”, ka shtuar kryetari i FASK-ut.

Deri në fund të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm kanë mbetur edhe dy gara, një auto sllallom dhe një karting.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat