Red Bull: Ky ishte momenti i kthesës, që vendosi fatin e sezonit

Formula 1

Red Bull: Ky ishte momenti i kthesës, që vendosi fatin e sezonit

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:20
Red Bull: Ky ishte momenti i kthesës, që vendosi fatin e sezonit

Sezoni 2022 nuk nisi shumë mirë për skuadrën Red Bull Racing, por në fund, makina austriake arriti të triumfojë si në botërorin për pilotë ashtu dhe atë për konstruktorë. Shefi i Red Bull, Christian Horner, ka bërë një analizë të sezonit të fundit në Formula 1, duke zbuluar edhe momentin e kthesës.

“Si skuadër i adaptuam mirë ndryshimet në rregullore. Në fillim patëm disa probleme, pasi që në garën e parë u tërhoqën të dyja makinat tona, ndërkohë që Ferrari ishte shumë i shpejtë. Gjithsesi, asnjëherë nuk hoqëm dorë nga objektivi unë”, tha Horner.

“Kthesa e sezonit ishte gara e Imola, në Itali. Aty fituam garën sprint dhe arritëm një fitore të dyfishtë ditën e diel me pilotët tanë. Aty kuptuam se mund të shpallemi kampionë, duke vënë nën presion Ferrari, duke mos i lënë të marrin frymë”, u shpreh drejtori sportiv i Red Bull.

“Natyrisht që përfituan edhe nga gabimet e gafat e skuadrës italiane, ndërkohë që ne vijuam të përmriësojmë makinën e Verstappen ishte i jashtëzakonshëm në pistë, duke vendosur rekordin e fitoreve. Ishte një sezon fantastik për ne”, tha Horner.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat