Pas 4 operacionesh nuk mund të jem më një pilot normal

Formula 1

Pas 4 operacionesh nuk mund të jem më një pilot normal

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:41
Pas 4 operacionesh nuk mund të jem më një pilot normal

“Gjithçka ka ndodhur në këto muaj më ka mësuar diçka: Që trupi im është vetëm një dhe më duhet të kujdesëm për të”. Është kjo deklarata e bërë sot nga 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizimit, spanjolli Marc Marquez.

I operuar 4 herë në dy vite në shpatullën e djathtë, ai u rikthye në pistë këtë vjeshtë, me shpresën që të jetë gati për sezonin e ri. Gjithsesi, piloti i Honda është i vetëdijshëm se të rikthehet kampion ote në MotoGP ka për të qenë një mision i pamundur.

“Pas 4 ndërhyrjesh kirurgjikale është e pamundur që krahu im të jetë më normal si dikur. Është një krah që është operuar 4 herë, ndërkohë që këtë dimër do të kuptoj se cili është maksimumi që mund të japë krehu im gjatë garës”, tha Marquez.

“E rëndësishme është që çdo javë ndihem më mirë edhe pse një ditë ky progres do të ndalet dhe aty do të kuptoj se çfarë mund të më ofrojë krahu. Por e di që nuk do të kem më pilot ii dikurshëm, që merrja çdo risk përsipër”, u shpreh marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat