Verstappen: 24 gara janë shumë, botëror i lodhshëm ndaj do të tërhiqem më shpejt

Formula 1

Verstappen: 24 gara janë shumë, botëror i lodhshëm ndaj do të tërhiqem më shpejt

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Verstappen: 24 gara janë shumë, botëror i lodhshëm ndaj do të tërhiqem më shpejt

Max Verstappen nuk e pëlqen idenë e një kampionati shumë të gjatë. Sezoin e ardhshëm do të zhvillohen 23 gara, një rekord, ndërkohë që ideja është që brenda vitit 2025 numri i garave të jetë 24 apo edhe më shumë. Jo vetëm kaq, por janë shtuar edhe garat sprint, teksa vitin tjetër do të zhvillohen 6 të tilla.

“Ky kalendar është shumë i ngjeshur dhe është kjo arsyeja që unë nuk do të garoj deri në moshën 40-vjeçare.

Të gjithë këto udhëtime anembanë botës nuk bëjnë mirë për shëndetin. Mua më pëlqen shumë Formula 1, por për shkak të sportit duhet të heqim dorë nga shumë gjëra të tjera”, tha Verstappen.

“Kjo që them duket absurde, pasi të gjithë pilotët ëndërrojnë të garojnë në Formula 1, por kjo është e vërteta. Je larg shtëpisë, larg miqve dhe njerëzve që do. Ndaj, do vijë një moment kur do të ndalem, atëherë kur do të kem dhënë gjithçka. Nëse do të më duhet të garoj për paratë do ta bëj”, tha holandezi i Red Bull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat