Hamilton për Mick Schumacher

Formula 1

Hamilton për Mick Schumacher

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:14
Hamilton për Mick Schumacher

Lewis Hamilton ka folur për ardhjen e Mick Schumacher tek Mercedes, ku do të zërë pozicionin e pilotit të tretë për sezonin e ri në Formula 1.

Shtatë herë kampioni i botës, për mikrofonat e “Sport Bild”, u shpreh shumë i lumtur me zbarkimin e djalit të Michael, i cili në dy sezonet e fundit ka garuar për Haas.

"Mick është shumë i talentuar. Është një fitore për Mercedes. Ai është një pilot gjerman. Babai i tij Michael dhe Mercedes ishin tashmë shumë të afërt”.

“Sot nuk punon aq ngushtë me pilotin e tretë, është shumë punë në simulator dhe jo si më parë, edhe nëse do të vazhdojmë të jemi shokë të skuadrës”, shtoi Hamilton, i cili më pas foli për të ardhmen e tij në Mercedes dhe në Formula. 1 - Nuk do të zgjasë shumë, por unë do të qëndroj”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat