Vettel për yllin e F1: Është absolutisht fantastik

Formula 1

Vettel për yllin e F1: Është absolutisht fantastik

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:04
Vettel për yllin e F1: Është absolutisht fantastik

Marrëdhënia e krijuar mes Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc ndër vite si shokë skuadre te makina e  Ferrari-t ishte padyshim shumë e veçantë.

Monegasku ka deklaruar disa herë se ka imituar disa nga sjelljet e gjermanit, veçanërisht në vitet e para të karrierës dhe megjithëse ka pasur momente të vështira – si aksidenti në Interlagos në 2019 – marrëdhënia e vlerësimit mes të dyve ka mbetur e pandryshuar.

Vettel ka folur për Leclerc në të kaluarën, duke e përcaktuar atë si “ylli më i ndritshëm në F1”, duke i përforcuar bindjet e edhe më shumë në podcast-in “Beyond the Grid”.

Kështu i ka përcaktuar cilësitë e Leclerc ish-kampioni i botës. “Charles ka një talent të papërshkrueshëm dhe mënyra se si arrin ta përcjellë atë gjatë xhiros kualifikuese, mënyra se si shtrëngon veten dhe makinën, mund ta përkufizoj si absolutisht fantastike”.

Fjalë të rëndësishme dhe një kompliment shumë i madh për pilotin e Ferrari-t nga ana e ish-kampionit të botës, i cili pikërisht në këtë 2022 ai u largua nga bota e F1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat