Schumacher ngre zërin

Formula 1

Schumacher ngre zërin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:40
Schumacher ngre zërin

Mick Schumacher, piloti i ri gjerman që dy sezonet e fundit të Formula 1 garoi me skuadrën amerikane Haas, vitin tjetër do të jetë pilot rezervë i Mercedes.

Djali i 7 herë kampionit të botës (Michael Schumacher) është ende i zhgënjyer nga vendimi që mori Haas, për mos t’i rinovuar kontratën.

Duke analizuar sezonin, ai shprehet: “Patëm shumë momente pozitive por edhe momente negative. Kaluam momente ku me pak fat, mund të kishim shkuar në zonën e pikëve teksa vuanim shumë në pistë.

Shpesh nuk u vlerësuam në garë ashtu si duhet për punën e bërë dhe kjo është zhgënjyese”, tha Mick Schumacher.

“Ishte një sezon ku edhe unë bëra gabime, por gjithashtu edhe skudra, nuk isha unë i vetmi ai që mund të quhet fajtor. Unë mora pikët e para sezonale dhe shpesh kam qenë më mirë se shoku im i skuadrës në pistë. Mendoj se paraqitje ime erdhi në rritje nga gara në garë”, deklaroi Mick Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat