Optimist për 2023-shin

Formula 1

Optimist për 2023-shin

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:09
Optimist për 2023-shin

Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, mendon se viti 2022 ka qenë mjaft i rëndësishëm dhe pozitiv për rritjen e tij profesionale.

Këtë vit ai arriti edhe fitoren e parë sezonale në karrierë. “Ky është viti ku kam mësuar më shumë që prej vitit 2015, kur kam debutuar në Formula 1. Kam punuar shumë për të ardhur deri këtu”, tha Sainz.

“Kam luftuar shumë për të ndryshuar disa gjëra në makinën time, duke u përpjekur për ta afruar më shumë me shijet e mia, sidomos për ta përshtatur me mënyrën time të pilotimit. Kjo kërkoi pak kohë, por sa po ndodhi kjo gjë bëri një hap të madh përpara”, u shpreh piloti spanjoll.

“Ky është padyshim sezoni që më ka bërë të ndihem shumë krenar. Nuk jam dorëzuar dhe nuk prita që gjërat të përmirësoheshin vetë, por kam luftuar. Edhe në fundin e sezonit jam përpjekur të jap maksimumin në pistë, ndaj e gjithë kjo situatë më bën të mendoj pozitivisht për vitin tjetër”, tha Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat