Një prej shembujve më të spikatur

Formula 1

Një prej shembujve më të spikatur

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:36
Një prej shembujve më të spikatur

Një prej shembujve më të spikatur të pilotit sipërmarrës është rasti i Valentino Rossit në MOtoGP.

Nëntë herë kampioni i botës, kaloi në këtë dimension që në kohën kur garonte, duke lançuar kompaninë “VR46 Racing Apparel”.

Fillimisht kjo ndërmarrje merrej me pjesën e marketingut të vetë Rosit, duke prodhuar kapele dhe fanella, ndërsa në vitet në vazhdim nisi bashkëpunimin edhe me pilotët të tjerë, kolegë të “Doktorit” si Dani Pedrosa deri tek ylli i MXGP Antonio Kairoli, të cilët vendosën që të mbështeteshin te struktura e Valentino Rosit për të prodhuar dhe shpërndarë markat e tyre.

Perandoria “VR46” më tej nisi të zgjerohej duke kaluar në Motobotëror, duke nisur fillimisht në Moto 3 për të kaluar në topklas.

Në vitin 2022, Françesko Banjaja u bë piloti i parë që vjen nga kjo akademi për t’u shpallur kampion bote në MotoGP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat