Viti i Verstappen

Formula 1

Viti i Verstappen

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:10
Max Verstappen

Max Verstappen e ka dominuar botën e Formula 1 edhe në vitin 2022.

Ngasësi holandez u shpall kampion i këtij sporti për herë të dytë radhazi.

Ai e siguroi titullin e dytë në Bologna të Italisë, afro tri javë pasi e siguroi fitoren e 15-të sezonale.

Asnjë ngasës më parë nuk kishte arritur t’i regjistronte më shumë se 13 fitore në një sezon.

Por, Verstappen me RedBullin e shkroi historinë në Formula 1.

25 vjeçari e siguroi një titull komod për dallim prej vitit 2021, kur shpallej kampion bote në sekondat e fundit.

Ngasësi i Ferrarit, Charles Leclerc përfundoi i dyti.

Kurse, podiumin e mbylli ngasësi tjetër i Red Bullit, Sergio Perez.

Për herë të parë që nga viti 2013, LewisHamilton nuk arriti të përfundonte në Top 3 garuesit.

Shtatë herë kampioni i botës nuk arriti ta kalojë legjendën MichaelSchumacher, i cili i ka po ashtu shtatë tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat