Incidenti i parë në Dakar 2023

Formula 1

Incidenti i parë në Dakar 2023

Më: 4 janar 2023 Në ora: 14:10
Incidenti i parë në Dakar 2023

Edhe pse Rally Dakar 2023 ka vetëm tri ditë që ka nisur, incidentet nuk kanë munguar. Ai që është tërhequr nga gara është amerikani Ricky Brabec, fitues i këtij turneu në vitin 2020, në kategorinë e motorëve.

Piloti 31-vjeçar është rrëzuar gjatë etapës së tretë, duke pësuar një dmtim të rëndë.

Sipas organizatorëve, Ricky Brabec është transportuar menjëherë në spital me helikopter dhe për fat është jashtë rrezikut për jetën.

Ai ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve, që kanë deklaruar se pavarësisht nga rrëzimi dhe impakti i fortë që pati, nuk ka fraktura të rënda apo dëmtime të mëdha në kokë. Incidenti ndodhi në fundin e etapës së tretë, pasi kishte përshkuar 274km me motor.

Piloti do të qëndrojë edhe disa ditë në spital, ku do të marrë trajtimin e mjekëve, ndërkohë që mund të lëvizë me paterica për momentin. Mjekët sqarojnë se ka disa dëmtime që e limitojnë të hipë për motor për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat