Gjermani ka zgjedhur që të tregojë një prapaskenë

Formula 1

Gjermani ka zgjedhur që të tregojë një prapaskenë

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:20
Gjermani ka zgjedhur që të tregojë një prapaskenë

Sebastian Vettel i dha fund karrierës së tij në Formula 1 si pilot, por që i lë vend mundësisë për një rikthim në të ardhmen.

Gjithsesi gjermani ka zgjedhur që të tregojë një prapaskenë të bujshme sa i përket kohës kur ai ishte pjesë e Ferrarit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Vetel u shpreh se kishte një bisedë me ish-bosin e Mercedesit në 2016, Niki Lauda, me këtë të fundit që i kishte ofruar një vend si pilot në skuadrën gjermane për të zëvendësuar të sapo tërhequrin, Niko Rosberg.

“Ndoshta kishte një shans. Por të jem i sinqertë, erdhi gjatë kohës kur unë isha pilot i Ferrarit.

Do të ishte një lëvizje vërtet e madhe, pasi Luis ishte piloti numër 1 në atë kohë dhe nuk e di sesa ata do të donin të na kishin të dy ne në një skuadër. Gjithsesi ëndrra ime ishte të isha te Ferrari, por mendoj se te Mercedesi do të ishte një sfidë shumë e madhe dhe mendoj se do ta shijoja jashtë mase shumë”, tha Vetel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat