Verstappen ul euforinë

Formula 1

Verstappen ul euforinë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 17:54
Verstappen

Askush nuk e mendonte se vjet, Ferrari do t’i thoshte lamtumirë garës për titull që në fund të gushtit, pas atij starti fantastik që i bëri sezonit.

Rikuperimi i jashtëzakonshëm që Red Bull i bëri “kokëkuqes” vuri me shpatulla pas muri makinën italiane. Gjithsesi, Max Verstappen, që u shpall kampion bote, beson se këtë vit s’do të jetë kaq e lehtë sa vjet.

“Në fakt, prisja që Ferrari vjet të duelonte për titull deri në fund. Nuk kanë qenë të shumta garat që ne kishim diferenca të mëdha, pasi shpesh duelonim fort. Gjithsesi, jam i kënaqur që vjet e fitova titullin disi më lehtë se në vitin 2021, kur dueluam deri në xhiron e fundit me Leëis”, u shpreh Max Verstappen.

Gjithsesi, piloti holandez është i bindur se këtë sezon do të vuajë sërish më shumë:

“Këtë vit do të jemi shumë pranë njëri-tjetrit, Ferrari e Red Bull. Madje edhe Mercedes do të na rivalizojë. Do të jetë një përballje e fortë, ku do të vendosin detajet. Askush nuk do të përsëritë më të njëjtat gabime si vjet, ndaj do të shohim spektakël në pistë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat