Wolff pranon dështimin

Formula 1

Wolff pranon dështimin

Më: 24 janar 2023 Në ora: 13:02
Wolff pranon dështimin

Sezoni 2022 nuk ishte ai që dëshironin te Mercedes.

Makina gjermane, që dominoi në pistë për gati 10 vjet në Formula 1, u detyrua të dorëzojë kurorën. Mercedes ui rendit i treti, pas Red Bull e Ferrrari, duke korrur vetëm një fitore.

Një makinë që pati mjaft probleme, që konfirmohen nga Toto Wolff, drejtori i saj sportiv.

“Gabuam! Nuk është një mister, ky është realiteti.

Disa rregulla të reja i interpretuam gabim, duke i vënë shumë theksin kërkimit të paraqitjes së makinës, që ishte shumë e ulët me asfaltin. Kuptuam se nuk mund të garojmë kaq afër me asfaltin”, u shpreh Toto Wolff.

“Për këtë arsye, na u desh ta ngrejmë makinën W13 nga asfalti, por kjo gjë solli pasoja të tjera të makina që kishim përgatitur gjatë dimrit. Duket një shpjegim banal, por kjo është e vërteta”, tha shefi i Mercedes.

Duke folur për sezonin e ri që nis në mars, Wolff shton: “Ishim me fat që fituam 8 tituj kampionë radhazi dhe dëshirojmë të rikthehemi në ato nivele.

Jam një njeri që i jap fuqi të plotë personelit dhe mendoj se inxhinierët do të na sjellin një makinë tjetër këtë sezon. Shpresoj që gabimet e vjetshme të mos përsëriten më”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat