DemollI: Vendi i parë në kategori dhe i katërti në plasmanin e përgjithshëm - rezultat i mirë

Formula 1

DemollI: Vendi i parë në kategori dhe i katërti në plasmanin e përgjithshëm - rezultat i mirë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:46
DemollI në podium

Gazmend Demolli është paraqitur shumë mirë në garën e fundjavës, në disiplinën malore, në Kotorr të Malit të Zi, e vlefshme edhe për Kampionatin e FIA CEZ.

Me Radicall SR8 LM, Demolli është renditur i pari në kategorinë e tij CN-e2-SC, ndërsa i katërti në plasmanin e përgjithshëm, në një konkurrencë shumë të forte prej 117 garuesve.

“Jam i kënaqur me rezultatin e arritur, sidomos duke marrë parasysh kohën me shi.

Vendi i parë në kategori dhe i katërti në plasmanin e përgjithshëm është rezultat i mire”, ka thënë Demolli.

I kënaqur me paraqitjen e tij është shprehur edhe Faton Rama, i cili me Renault Clio doli i treti në Grupin 5.

“Konkurrenca në Kotorr gjithmonë është e fortë.

Kësaj radhe edhe koha nuk ishte e përshtatshme, por gjithsesi vlerësoj se patëm rezultate të mira”, është shprehur Rama.

Pikërisht koha me shi ishte pengesë edhe për Ernest Dakën, i cili në vozitjen e parë pati paraqitje shumë të mirë, por në të dytën nuk mori pjesë për shkak të shtegut me shi.

Në Kotorr pjesëmarrës ishin edhe Ismail Smani dhe Lëndrim Dogani.

Smani ishte i 14-ti në CEZ, derisa në konkurrencën e veturave deri 1400 ccm doli i treti, kurse Dogani nuk arriti të përfundojë garën për shkak të një defekti në veturë.

Në përgjithësi, pjesëmarrja e garuesve tanë u vlerësua pozitivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat