Dushi më i miri

Formula 1

Dushi më i miri

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 19:39
Përparim Dushi

Përparim Dushi e ka fituar edhe garën e kësaj fundjave, e cila i takoi disiplinës rrethore dhe u zhvillua në Ferizaj. Në këtë mënyrë, anëtari i Prishtina Racing Team e ka vazhduar dominimin në kampionatin e sivjetmë dhe po thuaj në çdo garë pozita e parë në plasmanin e përgjithshëm është e “rezervuar” për të. “Pas fillimit që ishte paksa i vështirë, tashmë unë jam përshtatur edhe me bolidin e ri dhe nuk është befasi as fitorja e sotme. Kam pritur se do të triumfoj në Ferizaj dhe besoj të vazhdoj me suksese edhe në garat e radhës. Sigurisht që nuk është e lehtë, pasi janë disa njerëz që po më ndihmojnë, prandaj dua t’i falënderoj të gjithë, e sidomos sponzorin tim 3P-SHPK-DHL, i  cili po më përkrah vazhdimisht”, ka thënë Dushi pas fitores. Kësaj radhe, distancën prej 4.4 kilometrave Zhuqa e kaloi për kohën 3:05.554 minuta. Befasia e kësaj gare ishte anëtari i Rahovecit, Mitat Vuqitërna, i cili me Audi u rendit në pozitën e dytë, me vonesë prej 11.606 sekondave në krahasim me fituesin, ndërsa që doli i pari në kategorinë e nëntë. Një vend në podium ishte i rezervuar edhe për Naim Dashajn e PRT-së, i cili me Subaru doli i treti në plasmanin e përgjithshëm. Edhe në këtë garë klasa e parë u dominua nga garuesit prizrenas (dy të parët nga AK Prizreni D&G, ndërsa i treti nga AK Prizreni), derisa në klasën e pestë podiumi u kompletua me tre garues të AK Ferizajt. Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar pozitivisht garën e Ferizajt. “Gara pati rrjedhë normale dhe gjithçka shkoi mirë. Tani me të gjitha forcat do të përqendrohemi për organizimin e ‘Drag Race’ që do ta kemi në fundjavën e ardhshme”, ka thënë Rexhepi. Interesimi për këtë garë i ka kaluar të gjitha parashikimet.  Në përgjithësi ishte një garë e fortë e cila në disa momente solli edhe emocione të mëdha. Përparim Dushi tregoi cilësitë e tija i cili kryeson në renditjen e përgjithshme që përcillet nga Mitat Vuqitërna e Naim Dashaj. Te ekipet, Prishtina RT kryeson me 55 pikë, pasojnë Ferizaj me pesë pikë më pak dhe ka tri më tepër se pozita e tretë, Prizreni.

Rezultatet:

Klasa e parë:

1.Afrim Spahi (Yugo - Prizreni D&G) 3:41:212

2.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +01.447

3.Halil Çereti (Yugo - Prizreni) +01.544

Klasa e dytë:

1.Gedek Ihtimani (Opel Corsa - Prizreni)3:41.655

2.Behar Emrullahu (Seat - Gjilani) +00.979

3.Dukagjin Mataj (Zastava 128 - Gjakova 137) +09.238

Klasa e tretë:

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki Swift - Prishtina RT) 3:21.893

2.Valon Rexhepi (Lupo - Prishtina RT) +09.316

3.Gazmend Kadriu (Suzuki Swift - Ferizaj) +18.542

Klasa e katërt:

1.Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 3:27.663

2.Besim Thaqi (Yugo - Prizreni) +07.586

Klasa e pestë:

1.Rexhep Bytyçi (Honda - Ferizaj) 3:29.661

2.Kushtrim Bytyçi (Renault Clio - Ferizaj) +00.784

3.Shpresim Ademi (Opel Astra - Ferizaj) +04.402

Klasa e gjashtë:

1.Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) 3:30.151

2.Burim Asllani (Peugeot 306 - Ferizaj) +02.817

Klasa e shtatë:

1.Naim Dashaj (Subaru - Prishtina RT) 3:18.403

2.Shpëtim Jashari (Audi - Ferizaj) +01.746

3.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni) +09.956

Klasa e tetë:

1.Kastriot Buqaj (Golf - Prishtina RT) 3:28.112

2.Besart Pruthi (Opel Omega - Gjakova 137) +06.832

3.Agron Shulina (Audi 90 - Rahoveci) +30.846

Klasa e nëntë:

1.Mitat Vuqitërna (Audi - Rahoveci) 3:17.160

2.Bardhyl Canolli (BMW M3 - Prishtina RT) +01.471

3.Vilson Ndrecaj (BMW 5 - Gjakova 137) +04.066

Klasa e dhjetë:

1.Përparim Dushi (Formula - Prishtina RT) 3:05.554

2.Besfort Bunjaku (Formula - Ferizaj) +14.503

Plasmani i përgjithshëm:

1.Përparim Dushi (Formula - Prishtina RT) 3:05.554

2.Mitat Vuqitërna (Audi - Rahoveci) 3:17.160

3.Naim Dashaj (Subaru - Prishtina RT) 3:18.403

Renditja ekipore

1.Prishtina RT 55 pikë

2.Ferizaj 50

3.Prizreni D&G 47

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat