Rossi sheh përpara drejt garës së radhës në MotoGP

Formula 1

Rossi sheh përpara drejt garës së radhës në MotoGP

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:30
Rossi

Pas rënies në Motegi, Valentino Rossi sheh përpara drejt garës së radhës në MotoGP në Phillip Island, me objektivin që të ngjitet në vendin e dytë në renditjen për pilotë. Megjithatë, “Doktori” nuk e fsheh shqetësimin për gomat. "Nuk mora pikë në garën e fundit, megjithatë në pistë isha mjaft i shpejt. I kemi testuar gomat Michelin në këtë cirkuit, por për fat të keq paraqitemi pas një sezoni negativ, madje në letër mund ta cilësojmë si vitin më të dobët. Shpresoj që kushtet atmosferike të jenë të mira, sepse me të ftohtin kjo pistë bëhet e rrezikshme". Me Marc Marquez që fitoi titullin botëror, Rossi vazhdon duelin për vendin e dytë në renditjen botërore me shokun e skuadrës te Yamaha, Jorge Lorenzo. Nga ana e tij, edhe spanjolli nuk ka ndërmend të heqë dorë, pavarësisht se pozicionimi pas kampionit nuk ka vlera. Lorenzo e cilësoi duelin në Phillip Island si të çuditshëm, pasi lufta për kampionatin është mbyllur, megjithatë synon të paraqitet sa më mirë dhe të fitojë, një objektiv i përcaktuar për tre garat e mbetura të sezonit në MotoGP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat