Vidhen dhe dalin në shitje për një milion euro imazhet prej aksidentit të Schumacherit

Formula 1

Vidhen dhe dalin në shitje për një milion euro imazhet prej aksidentit të Schumacherit

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 10:59
Michael Schumacher

Ka shumë pak informacione rreth shëndetit të shoferit të Formula 1, Michael Schumacher.

Ky i fundit kishte pësuar një lëndim në vitin 2013 gjatë skijimit në Gjenevë të Zvicrës.

Madje nuk kishte as xhirime apo fotografi rreth aksidentit të tmerrshëm të shtatë herë kampionit të Formula 1.

Por, së fundi raportohet se janë vjedhur disa xhirime dhe fotografi prej shtëpisë së Schumit, të cilat janë nxjerrë në shitje për 1 milion euro.

Ndryshe, kohë më parë miqtë e ish-shoferit të skuderisë së Ferrarit kishin pohuar se Schumi ka marr veten dhe është duke u shëruar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat