Përplasje mes Formula 1 e MotoGP?

Formula 1

Përplasje mes Formula 1 e MotoGP?

Më: 2 janar 2017 Në ora: 11:30
Pamje nga një garë në Formula 1

Marrëdhënia mes Formula 1 dhe Moto GP duket se nuk është e mirë, pasi shembulli i keq i vitit 2016 nuk mjaftoi. Aq sa këtë vit, përplasjet në kalendar mes garave të automobilizimit dhe motoçiklizmit, këtë vit do të jenë edhe më të shumta, plot 8 herë (vjet ndodhi në 6 raste). Gjithsej janë 20 gara të Formula 1 për këtë sezon, ndërsa në Moto GP janë 18 gara, por në tetë raste garat do të zhvillohen në të njëjtën ditë. Duke nisur nga sfida e parë sezonale, pasi të dy Botërorët do të nisin në të njëjtën ditë, më 26 mars. Duket qartë që palët nuk preferojnë të ulen në bisedime dhe të diskutojnë për kalendarin (dy federatat përkatëse, FIA dhe DOMA), por kjo sjell një dëmtim të spektaklit dhe të të drejtave televizive. E ardhmja nuk duket aspak e mirë për garat e shpejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat