Një gabim i pafalshëm i Rossit

Formula 1

Një gabim i pafalshëm i Rossit

Më: 21 maj 2017 Në ora: 14:54
Ilustrim

Një gabim i pafalshëm i Valentino Rossit në xhiron e fundit, ku fillimisht mori gjerë kthesën dhe humbi kreun e më pas doli jashtë pistë, i kushtuan rëndë pilotit italian të Yamaha. Ai zhgënjeu atëherë kur nuk pritej, kur kishte fitoren e sigurt, por duket se nuk e duroi dot presionin dhe bëri një gabim të pafalshëm, duke i falur fitoren rivalit dhe shokut të tij të skuadrës Maverick Vinales. Në vendin e dytë u rendit francezi Johann Zarco, ndërsa i treti spanjolli Dani Pedrosa. Por fundi i garës ishte mjaft spektakolar dhe dramatik, më Rossin që bri një gabim që mund t’i kushtojë rëndë në sfidën për titullin, pasi tashmë Vinales merr kreun e renditjes në Moto GP. Spanjolli i Yamaha ka 85 pikë, duke lënë pas Pedrosa me 68, ndërsa Rossi ka 62 pikë.

Gara nis mirë për Zarco, që merr kreun në xhirot e para, por shpejt Vinales rikuperon dhe ngjitet në krye, aty ku dhe e nisi garën.

Edhe Rossi niset keq, si zakonisht, por rikuperon ndaj Marquez pas dy xhirosh. Por asnjë nga pilotët e kreut nuk arrin të shkëputet, duke e bërë mjaft interesante garën. Ndërkohë që, katër pilotëve të kreut u afrohet edhe Dani Pedrosa, që bën një garë të shkëlqyer edhe pse e nisi atë nga vendi i 14-të, raporton telesport. Kështu, në harkun kohor të 3 sekondave janë 5 pilotë, por Marc Marquez bën një gabnim dhe rrëzohet 11 xhiro nga fundi, duke e mbyllur para kohe garën dhe me asnjë pikë në “xhep”.

Gara për fituesin mbetet e hapur deri në metrat e fundit, me Vinales, Zarco dhe Rossi që duelojnë fort mes tyre, pa u shkëputur dot nga njëri-tjetri. 6 xhiro nga fundi është Rossi që parakalon Zarco dhe merr vendin e dytë, ndërsa në krye ndodhet i pashqetësuar Vinales, që krijon një avantazh sigurie karshi rivalëve. Por italiani nuk heq dorë dhe 3 xhiro nga fundi bën mrekullinë, duke parakaluar shokun e skuadrës dhe merr kreun. Por kur Rossi po projektohej drejt fitores së parë sezonale ndodh e paimagjinueshmja. Italiani fillimisht merr gjer kthesën dhe i jep mundësi Vinales të kapë kreun. Në përpjekje për ta rimarrë atë, Rossi nxitohet dhe rrëzohet, duke e mbyllur garën pak kthesa larg fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat