Dovizioso me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Japonisë

Formula 1

Dovizioso me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Japonisë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 13:14
Pamje nga gara e sotme

Andrea Dovizioso me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Japonisë në Moto GP, duke triumfuar në pistën e Motegi dhe rihapur Botërorin. Piloti italian bëri një mrekulli në xhiron e fundit, ku parakaloi kryesuesin e kampionatit Marc Marquez, në një garë spektakolare dhe me shumë rivalitet mes dy pilotëve. Dovizioso, edhe pse e nisi garën nga vendi i 9-të, bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke rikuperuar një e nga një pozicionet dhe triumfuar. Tashmë diferenca mes tij e Marquez në renditje është vetëm 11 pikë, kur kanë mbetur edhe tri gara nga fundi.

Gara e sotme u zhvillua në një pistë të lagur prej shiut që kishte rënë dhe binte, duke i vënë pilotët në vështirësi. Por duket se Dovizioso ishte më komod në kushte të tilla, duke qenë më i shpejtë se rivalët dhe gjeti momentin e duhur për të parakaluar Marquez, atëherë kur nuk kishte më kohë. Dy pilotët u përqafuan pas garës, shenjë se të dy zhvilluan një garë epike, duke dueluar deri në garën e fundit për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat