Hamilton mes lotësh: I lumtur për titullin, moment i veçantë

Formula 1

Hamilton mes lotësh: I lumtur për titullin, moment i veçantë

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 22:09
Hamilton

“Rroftë Meksika!”, ishte thirrja e parë e Hamilton pasi zbriti nga makina e tij Mercedes, me të cilën u shpall kampion bote, për herë të 4-t në historinë e Formula 1.

Menjëherë sapo hoqi kaskën, Hamilton shpërtheu në lot, teksa përqafoi gjithë stafin e tij të skuadrës, me të cilët ndau gëzimin e titullit. Më pas Hamilton mori fjalën, duke falënderuar të gjithë mbështetësit e tij dhe veçanërisht familjen dhe stafin e tij te Mercedes.

“Një moment mjaft i veçantë, jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj familjen time, gjithë stafin e Mercedes, që kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe të gjithë mbështetësit e mi nëpër botë. Një falënderim i veçantë shkon për publikun e Meksikës, ndonëse më vjen keq që nuk arrita ta triumfoj edhe para tyre, duke e mbyllur garën në vendin e 9. Nuk e di çfarë ndodhi në kthesën e parë, por tani kjo nuk ka rëndësi”, tha Hamilton në fjalët e para, pasi fitoi titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat