Por kush është talenti i ri i Formula 1?

Formula 1

Por kush është talenti i ri i Formula 1?

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 16:42
Lando Norris

Emri i tij është si një personazh i “Star Wars” dhe piloton sikur të ishte nga një planet tjetër.

Jo, ai nuk e ka marrë emrin nga Lando Calrissian i eposit kinematografik, por Lando Norris është një djalosh jashtëtokësor.

Megjithëse është vetëm 17 vjeç, anglezi është emëruar si piloti rezervë i skuadrës tradicionale McLaren për sezonin 2018.

Pra, nëse një nga pilotët aktualë Fernando Alonso ose Stoffel Vandoorne nuk do të jetë në gjendje të futet në makinë, Norris do të ishte ai që do t’i zëvendësonte.

Vetë talenti është shumë i lumtur mbi këtë mundësi të artë: “Nuk mund ta përshkruaj dot ndjesinë. Është një hap i rëndësishëm përpara, pasi dua që një ditë të jem pilot në Formula 1.  Por kush është talenti i ri i Formula1?

Lando Norris vjen nga Glastonburi i Anglisë, aty jeton me prindërit e tij dhe dy motrat. Shkollën e ka lënë, në mënyrë që të përqendrohet plotësisht te garat.

Që kur u bë kampion bote në makinat Kart në vitin 2014, ai i ka fituar të gjitha klasat e tjera: në 2015 Formula 4 britanike, në 2016 Toyota Racing Series, Formula Renault 2.0 Eurocup, si dhe në 2017 Formula 3 europiane.

Norris vjen nga një familje miliarderësh dhe nuk i ka munguar asgjë për t’u bërë një nga më të mirët për moshën e tij

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat