Ferrari braktis Formula 1 për të garuar në Formula E

Formula 1

Ferrari braktis Formula 1 për të garuar në Formula E

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:56
Ferrari braktis Formula 1 për të garuar në Formula E

Ka nisur këtë fundjavë kampionati botëror i Formula E, kampionati i makinave elektrike, që pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve të garave të automobilizmit dhe jo vetëm. Ai që ka folur sot për këtë kampionat është Sergio Marchionne, presidenti i Ferrarit, që ka thënë se skuadra nga Maranello është e interesuar për këtë disiplinë të re.

"Jemi të interesuar dhe po e shohim me vëmendje këtë kampionat të Formula E, një kampionat që mund t’i interesojë edhe Ferrarit në të ardhmen. Nuk e mohoj që mund të ketë një hyrje të “kokëkuqes” në këtë Botëror në rast se dalim nga Formula 1. Gjithsesi, është ende herët për të hipotizuar gjëra të tilla”, u shpreh Marchionne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat